• e mërkurë, 23 tetor 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

23 tetor 2024 (MIA)

42 p.e.s - Markus Junius Bruti, udhëheqësi i komplotit për vrasjen e Jul Çesarit, vret veten pasi mundet rëndë nga Mark Antoni dhe Oktaviani në betejën e Filipit.

1596. - Ushtria turke e Sulltanit Muhamed III afër Erlau, në Hungari, i mposhti trupat austriake të Maksimalianit.

1817. - Lindi Pier Atanas Larus, enciklopedist dhe leksikograf i njohur francez. Vepra e tij më e njohur është "Diksionari i Madh Universal i shekullit të 19-të". 1821. - Lindi në një fshat të Siçilisë, Dhimitër Kamarda, gjuhëtar, botues e folklorist arbëresh. Ndër veprat e tij përmendim: "Alfabeti i përgjithshëm shqiptaro-epirot", "Tri këngë popullore shqipe të Epirit" si dhe "Shqiptarët e Dora d'Istrias". Dhimitër Kamarda vdiq në Livorno në vitin 1881.

1871. - Kleriku Gjergj Fishta lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës. Jetën e filloi si barì. Kreu Seminarin Françeskan të Shkodrës. Studimet i kreu në Bosnje duke mbaruar shkëlqyeshëm. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe "Ushtrimet e para poetike". Arrin të botojë këngët e para të "Lahuta e Malëcisë", kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Tri vite më vonë boton përmbledhjen satirike "Anzat e Parnasit", dhe dy vite më pas përmbledhjen lirike "Pika veset" dhe "Mrrizi i Zanave". Gjergj Fishta vdiq nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive më 30 dhjetor 1940, në spitalin civil të Shkodrës.

1872. - Vdiq Teofil Gotje, poet francez. Shkroi këngë, udhëpërshkrime dhe kritika. Lindi në vitin 1811.

1891. - U hap në Korçë, Shkolla e parë shqipe për vasha. Kjo shkollë u hap me nismën e Gjerasim Qiriazit, Naim Frashërit dhe atdhetarëve të tjerë shqiptarë. Mësuese e parë në këtë shkollë ka qenë Sevasti Qiriazi.

1892. -Vdiq në Stamboll Abdyl Frashëri. Ai lindi në vitin 1839 në fshatin Frashër. Ishte patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë më 1978.

1940. - Lindi Futbollisti brazilian Pele'. Ai u kristianizua si Edson Arantes do Noshimento dhe bëri debutimin e tij ndërkombëtar në moshën 16 vjeçare. Pele' luajti në finalet e dy kupave të Botës, në vitin 1958 dhe 1970.

1942. - Forcat e Komonuelthit dhe Britanisë, të udhëhequra nga gjenerali Bernard Montgomeri, lëshuan një ofensivë gjigande kundër forcave gjermane dhe italiane të udhëhequra nga Rommel në El Alamein të Egjiptit.

1954. - Britania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Bashkimi Sovjetik ranë dakord për t'i dhënë fund pushtimit të Gjermanisë.

1956. - Kryengritja kombëtare Hungareze kundër pushtimit sovjetik filloi me demonstratat punëtore dhe studentore në Budapest.

1958. - Autori rus Boris Pasternak, fiton çmimin 'Nobel' për letërsi me romanin e tij "Doktor Zhivago". Ky roman nuk u botua në Rusi, por u bë 'best-seller' në gjithë perëndimin.

1980. - Aleksei Kosigin jep dorëheqjen si kryeministër i Bashkimit Sovjetik, për arsye shëndetësore. Ai u zëvendësua me Nikolain Tikonov.

1983. - Kamikezët muslimane Shi'itë hedhin në erë shtabet e përgjithshme amerikane dhe franceze në Beirut. Si rezultat i këtij shpërthimi gjetën vdekjen 241 marinsa amerikanë dhe 58 paramilitarë franceze.

1991. - Delegatë nga 19-të vende të botës nënshkruajnë një traktat të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Paris me qëllim dhënien fund të luftës civile 13-vjeçare në Kamboxhia.

1992. - Pas luftës njëmujore të naftës kundër Maqedoni, Greqia e tërhoqi embargon. 1994. - Shtetet aleate në Luftën e Dytë Botërore e njohën qeverinë e përkohshme të Francës që e formoi Sharl de Gol.

1995. - Republika e Maqedonië dhe e Australisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel të ambasadave.

1996. - Gro Harlem Brundtland njofton dorëheqjen e saj si kryeministre e Norvegjisë. Ajo dominoi politikën norvegjeze për 15 vjet.

1998. - Një gjykatë e Tokios hodhi poshtë vendimin e parë për dënim me vdekje ndaj një anëtareje të një kulti fetar që kreu një sulm me gaz në një metro të Tokios në vitin 1995.

2003. - Terroristë islamikë çeçenë janë futur në teatrin e Moskës "Dubrovka" duke kërcënuar se do t'i hedhin në erë të gjithë 800 vizitorët, si dhe veten, nëse autoritetet ruse nuk heqin dorë nga operacioni në Çeçeni dhe nuk e tërheqin ushtrinë nga vendi i tyre. Në aksionin e forcave ruse të sigurisë tre ditë më vonë në teatër kanë humbur jetën 129 pengje dhe 41 terroristë.

QËNDRONI TË LIDHUR