• e shtunë, 01 mars 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

27 shkurt 2025 (MIA)

1844. – Republika Dominikane u pavarësua nga Haiti.

1864. – Lindi Frani Mering, sociolog dhe historian gjerman, një prej personaliteteve udhëheqëse të krahut të majtë të socialdemokracisë gjermane dhe njëri prej themeluesve të PK të Gjermanisë.Nga veprat e tij më të rëndësishme janë “Lagjendë për Lesingun”, “Historia e demokracisë sociale gjermane” dhe “Biografia e Karl Marksit”. Vdiq në Berlin, më 28 janar të vitit 1919.

1887. – Vdiq kompozitori rus Aleksander Borodin.

1897. – U botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe” e përgatitur nga Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi, e cila çeli një epokë të re në fushën e teksteve shkollore.

1900. – U themelua Partia Puntore Britanike.

1913. – Lindi shkrimtari amerikan Irvin Sho. Në Luftën e Dytë Botërore si ushtar mori pjesë në Evropë dhe Afrikë.

1932. – Lindi Elizabet Tejlor,aktore anglo-amerikane.

1933. – Berlin, Gjermani: zjarr në Reichstag, ndërtesa parlamentare gjermane.

1936. – Vdiq Ivan Pavllov, shkencëtar rus, mjek-fiziolog.Me teorinë e tij për reflekset kushtëzuese dhe me punime tjera nga sfera e veprimtarisë së lartë nervore i vendosi themelet e interpretimit materialist të funksioneve më të larta të lëvores së trurit të madh. Në vitin 1904 fitoi Çmimin Nobel për mjekësi dhe për fiziologji. Ka lindur më 14 shtator të vitit 1849.

1939. – Mbretëria e Bashkuar dhe Franca e njohën qeverinë e gjeneralit Franko, kundrejt zgjedhjes së qeverisë republikane legale e cilëa e humbi luftën qytetare. Francisko Franko Bahamonde vendosi diktaturë, që më vonë ta ripërtërijë monarkinë.

1952. – U mbajt mbledhja e parë e Kombeve të Bashkuara në selinë e re të përhershme të organizatës botërore në Nju-Jork.

1963. – Në Republikën Domenikane pas 33 vjetëve përfundoi diktatura nga ana e presidentit të zgjedhur Huan Bosh, themelues dhe udhëheqës i Partisë Domenikane Revolucionare, i cili nga viti 1930 jetoi në arrati.

1964. – Italia kërkoi ndihmë për të mbajtur kullën Torre pendente di Pisa që të mos rrëzohet.

1968 – Dhoma e Poshtme e përkufizoi popullimin e personave “me ngjyrë” në Britani të Madhe.

1990. – Nelson Mandela udhëton për në Zambi, duke filluar udhëtimin në vendet e huaja pas 27 viteve në burgjet afrikanojugore.

1991. – Në Luftën e Gjirit mes Irakut dhe SHBA-së dhe forcave aleate Iraku humb. Irakianët duhej të tërhiqeshin nga Kuvajti, i cili ishte okupuar më 1 gusht të vitit 1990.

1996. – Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh.

2003. – Tribunali i Hagës e dënoi ish-presidenten e Republikës Serbe – Biljana Pllavshiq me 11 vite burg.

2007. – Kryeprokurori i Gjykatës së përhershme Penale Ndërkombëtare në Hagë, Luis Moreno – Okampo i publikoi emrat e dy të akuzuarve për krime në rajonin sudanez Darfur, ish-ministri sudanez i Punëve të Brendshme dhe ish-komandanti i policisë lokale.

QËNDRONI TË LIDHUR