• e enjte, 27 shkurt 2025

Temperatura pozitive të mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut

Temperatura pozitive të mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme lokale të shiut

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Në Kodrën e Diellit temperatura është matur 0 gradë dhe temperatura pozitive janë gjithkund në vend. Sipas DPHM-së, në orën 08:30 janë matur 1 gradë në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë dhe Lazaropole, 3 në Prilep, Tetovë dhe Krushevë, 4 gradë në Berovë dhe Pretor, 5 në Veles, Shkup-Petrovec dhe Ohër, 6 në Shtip, Kavadar, Vinicë dhe Shkup - Zajçev Rid, 7 gradë në Strumicë, 8 në Demir Kapi dhe 9 gradë në Gjevgjeli.

Deri në orën 07:00 në Llazaropolë, Krushevë, Pozharane, Pretor dhe Ohër ka rënë një depozitë uji prej një litër për metër katror pas 24 orësh dhe në Kodrën e Diellit është matur 27 centimetra shtresë dëbore.

DPHM për sot parashikon kryesisht mot me vranësira, me paraqitje të mjegullës në lugina të veçanta. Gjatë ditës do të ketë reshje të përkohshme të shiut, veçanërisht në pjesët jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor, e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet. Temepratura maksimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira, paradite në disa pjesë të luginës me paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës me kushte për shi. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor e cila do të përforcohet në afat të shkurtër. Temepratura minimale në kryeqytet do të arrijë 12 gradë Celsius. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR