• e premte, 28 shkurt 2025

Mot kryesisht i vranët me mëngjes me mjegull nëpër lugina

Mot kryesisht i vranët me mëngjes me mjegull nëpër lugina

Shkup, 27 shkurt 2025 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i vranët me mjegull në disa lugina, ndërsa gjatë ditës do të ketë reshje lokale të shiut, veçanërisht në pjesët jugperëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor i cili përgjatë Vardarit do të forcohet. 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 7 deri 12 gradë Celsius. 

Në Shkup paradite në disa pjesë të luginave do të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të shiut. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë Celsius. 

 Sipas paralajmërimeve të DPHM-së, nesër dhe gjatë fundjavës reshjet do të jenë të rrëmbyeshme. Të dielën në zonat malore dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore reshjet do të jenë nga bora. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR