• e hënë, 20 janar 2025

Në ditën e sotme 

Në ditën e sotme 

20 janar 2025 (MIA) 

1265. – Për herë të parë u thirr Parlamenti anglez, me çka ishte kufizuar pushteti i monarkisë. 

1667. – Pas luftërave 13 vjeçare Rusia e mundi Poloninë në luftën e cila shpërtheu në vitin 1654.

1900. – Vdiq shkrimtari dhe kritiku anglez Xhon Raskin. Ai konsideronte se vetëm një popuill i shëndoshë mund të krijojë vepra të mëdha artistike. 

1902. – Lindi Nazim Hikmet, port proletar dhe revolucionar, njëri ndër poetët më të rëndësishëm të shekullit 20. 

1920. – U lind në Rimini regjisori italian me përmasa botërore Federiko Fellini. Fellini është i njohur për kontributin që ka dhënë në zhvillimin e kinematografisë italiane dhe asaj botërore, duke u renditur si një prej regjisorëve më të mëdhenj të artit kinematografik të shekullit të XX. Vepra e tij më e spikatur është filmi klasik “La dolce vita”, që ka marrë edhe Palmën e Artë në Festivalin e Kanës si dhe filmat “Strada”, “8 e gjysmë” etj. 

1936. – U lëshua në komunikacion linja hekurudhore Prilep – Veles në gjatësi prej 86 kilometrave. 

1941. – Franklin Delano Ruzvelt, udhëheqës i Partisë Demokratike, për herë të tretë zgjidhet president i SHBA-së. Mandatin e parë e mori në vitin 1932, në kohën e krizës së madhe ekonomike, ndërsa në vitin 1945 për të katërtën herë u zgjodh president, që është rast i vetëm në historinë e SHBA-së. 

1961. – Demokrati Xhon Kenedi u inaugurua në moshën 43-vjeçare të tij president i SHBA-së, si shefi më i ri i shtetit nl historinë amerikane. 

1970. – Pas pushimit dyvjeçar, në Varshavë vazhduan kontaktet amerikano-kineze në nivel të ambasadorëve. 

1981. – Ronald Regan u bë president i Shteteve të Bashkuara në moshën 69 vjeçare. Ai ishte presidenti më i vjetër që merrte këtë post. 

1984. – Vdiq atleti dhe aktori amerikan Johnny Weissmuller. Ai u shpall kampion noti në një kampionat olimpik, ndërsa më vonë ai interpretoi Tarzanin në 19 filma. 

1996. – Në zgjedhjet në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, të mbajtura sipas marrëveshjes mes Izraelit dhe palestinezëve, udhëheq[si i PLO Jaser Arafat u bë lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike të popullit palestinez. 

2001. – Nënpresidentja e Filipineve Glorija Arojo e mori detyrën shefe e shtetit, për shkak se Gjykata Supreme filipinase solli aktvendim se presidenti Xhozef Estrad nuk mund ta kryejë këtë funksion. 

2015 – Në Shkup vdiq prof.dr. Jovan Tofovski, kryetar i Shoqërisë maqedonase të lotarisë. 

2021.- Demokrati Xho Bajden, në moshën 78-vjeçare e mori funksionin president i SHBA-së, duke u bërë presidenti më i vjetër në historinë amerikane. Bajdeni është presidenti i 46-të i shtetit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR