• e diel, 08 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

7 shtator 2024 (MIA) 


1371.- Në brigjet e lumit Marica u zhvillua një betejë e përgjakshme mes hordhive osmane dhe forcave të koalicionit ballkanik përfshi dhe princat shqiptarë. Ne disfaten e aleateve ballkanike midis të rënëve ishte dhe Aleksandër Komnen Arseni, zot i Vlorës dhe i Kaninës. 
1457. - U zhvillua Beteja e Albulenës ose e Ujit të Bardhë në afërsi të Laçit ndërmjet Skënderbeut me luftëtarët e tij dhe trupave të ushtrisë turke, të komanduara nga Isa Bej Evrenozi dhe Hamza Kastrioti. Skënderbeu, duke zbatuar taktikën e shpinëmarrjes, e coptoi në pjesë dhe pastaj e shpartalloi ushtrinë turke. 
1548. - Catherine Parr, gruaja e gjashtë dhe e fundit e mbretit Henri VIII të Anglisë vdiq pas lindjes së vajzës së saj. 
1701. Me marrëveshjen e nënshkruar në Hagë, e njohur nën emrin "Aleanca e Madhe", është formuar union mes Anglisë, Holandës dhe Perandorisë së Shenjtë Romake për luftë kundër Francës. 
1714. - U nënshkrua Marrëveshja e Badenit mes Perandorit roman Karli VI dhe Francës, marrëveshje e cila i dha fund Luftës së Pushtimit Spanjoll. 
1812. - Ushtria ruse nën drejtimin e Gjeneralit Kutuzov u mund nga Napoleoni në betejën e Borodinos, 70 milje në perëndim të Moskës. Napoleoni hyri në Moskë një javë më vonë. 
1814. - Lindi Françesk Anton Santori, poet, shkrimtar, dramaturg, arbëresh. U lind në Shën Katerinë të Kozencës. Mësimet i kreu në kolegjin fetar. Shkroi vjersha lirike, laike, poema, drama, romane. Në moshë të re botoi përmbledhjen e parë me vjersha "Këngëtarja shqipe". 
1822. - Brazili shpalli pavarësinë nga Portugalia dhe Pedro i Parë u bë Perandori i Brazilit në Dhjetor të 1822. 
1940. - Forcat ajrore gjermane nën drejtimin e Herman Goering filluan fushatën e bombardimit mbi Londër. Vetëm në këtë ditë u vranë mbi 300 persona. 
1949. - Vdiq piktori meksikan Jose Klemento Orozco, një ndër emrat më të shquar të artit mural në shekullin XX-të. 
1962. - Tajvani prishi marrëdhëniet diplomatike me Laosin, ndërsa Laosi vendosi marrëdhëniet diplomatike me Kinën dhe Vietnamin Verior. 
1977. - Vdiq gjenerali Prek Pervizi. Ai u lind në Skuraj të Kurbinit në vitin 1897. Ndoqi Akademinë ushtarake në Vjenë. Më pas kreu shkollën e "Shtatmadhorisë" në Torino. Përfaqësoi Shqipërinë në të gjitha takimet ushtarake të Europës së asaj kohe. Më 1946 u arratis në Greqi dhe më pas u vendos në Belgjikë deri sa vdiq. 
1986. - Peshkopi Desmond Tutu u caktua si Arkipeshkv i Kejp Taunit në Afrikën Jugore. Për herë të parë një njeri me ngjyrë u vendos në krye të anglikanëve në Afrikën Jugore. 
1992. - Bjellorusia e njohi Republikën e Maqedonisë, ndërsa njëkohësisht solli vendim për vendosje të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. 
1993. - Në Shkup u lëshua në prëdorim lidhja e parë ndërkombëtare telekomunikuese ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, në relacionin Shkup - Sofje. 
1993. - Gjashtë republikat sovjetike: Rusia, Bjellorusia, Kazakistan, Uzbekistan, Armenia dhe Taxhikistani nënshkruan një marrëveshje për të përdorur rublën ruse si monedhë të përbashkët. 
1997. - Në Shkup u hap rstoranti i parë MekDonald's në Maqedoni (në botë ka mbi 20.000 restorane MekDonalds". 
1997. - Vdiq në Marok ish-diktatori i Zairesë, Mobutu Sese Seko. Ai ishte një nga diktatorët që qëndroi në pushtet më gjatë dhe u largua nga vendi për shkak të një rebelimi të përgjithshëm të udhëhequr nga Lorent Kabila. 
1999. - Një tërmet prej 5,9 ballësh i shkallës Rihter goditi Athinën duke vrarë 139 persona. 
2000. - Presidenti kuban Fidel Kastro, i shtrëngoi dorën Presidentit amerikan Bill Klinton. Kjo mendohet të jetë hera e parë që Kastro shtrëngon dorën me një president amerikan që prej vitit 1959, kur ai mori pushtetin. 
2001. - Rivendoset në Bullgari, monumenti i ish-diktatorit komunist Teodor, komunisti më jetëgjatë në Europën Lindore derisa u përmbys gjatë një grushti shteti të përgjakshëm më 1989. Ai udhëhoqi Bullgarinë për 35 vjet duke u bërë simbol i Bullgarisë komuniste. 
2005. - Vdiq këngëtari dhe tekstshkruesi italian Sergio Endrigo, i cili në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit 20 u bë i njohur me hitin "Io che amo solo te". Me këngën "Canzone per te" fitoi në festivalin muzikor në San Remo në vitin 1968. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR