• e diel, 08 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

8 shtator 2024 (MIA)

1478. - Sulltan Mehmeti II me pjesën më të madhe të ushtrisë, mori rrugën e kthimit në Stamboll. Trupat që mbetën në Shqipëri kishin për detyrë të vazhdonin rrethimin e Shkodrës derisa uria të mposhtte qëndresën heroike të shqiptarëve.

1565. - Spanjolli Don Pedro Menendez de Aniles themelon në Shën Agustin të Floridës, qendrën e parë katolike në Amerikë.

1830. - Lindi poeti dhe filologu francez francez Frederic Mistral, fitues i Çmimit Nobel për literaturë në vitin 1904. Më shumë ka shkruar këngë lirike, epike dhe drama.

1831. - Gjatë kryengritjes së dytë polake, trupat nën komandën e gjeneralit Paskeviç, mundin 30 000 polakët e udhëhequr nga gjeneral Dembinski, në betejën për Varshavën. Mbi 9 000 polakë gjetën vdekjen gjatë tre ditëve të betejës.

1841. - Lindi kompozitori çek Antonin Dvorzhak, njëri nga krijuesit e Shkollës nacionale çeke. Ai kishte një rendiment kompozimi të mahnitshëm, shkroi në të gjitha format dhe gjinitë. Respektonte format Klasike, ai mendonte dhe vlerësonte nuancat emocionale. Ishte pasues i klasikës së re të Johannes Brams. Vdiq në Pragë, më 1 maj të vitit 1904.

1847. - Gjatë luftës meksikane, amerikanët nën komandën e gjeneral Uinfilld Skot, mundin meksikanët në betejën e Malino del Rei.

1883. - Përfundoi hekurudha e Paqësorit Verior në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

1888. - Në "East Street" të Londrës gjendet trupi i copëtuar i Eni Carpmanit. Kjo ishte viktima e dytë e maniakut "Xhek dhe Piper".

1926. - Asambleja e Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht për pranimin e Gjermanisë si anëtare të saj.

1935. - Senatori i Luizianës, Huey P.Long, u qëllua ndërsa priste një sesion të dhomës së përfaqësuesve në Baton Ruzh. I plagosur rëndë ai vdiq dy ditë më vonë.

1943. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Ajzenhauer njoftoi dorëzimin pa kushte të Italisë.

1943. - Çlirohet Dibra.

1949. - Vdiq Rikard Shtraus, kompozitor i famshëm gjerman i njohur për këngët dhe operat e tij, veçanërisht për "Rosen Kavalier". Poema e tij "Also sprach Zarathustra" u bë e njohur pas përdorimit të saj në filmin "2001-Odise në hapësire".

1967. - Në Ugandë hyn në fuqi kushtetuta e re, e cila e kthen këtë vend në republikë.

1974. - Presidenti Ford i fali Riçard Niksonit një "pardon" pa kushte, për krimet federale të kryera ndërsa ky i fundit ishte në Shtëpinë e Bardhë.

1979. - Zhan Serberg, aktorja e njohur me origjinë amerikane, u gjend e vdekur në makinën e saj në Paris. Ajo u shfaq për herë të parë në filmin "Xhoana e shenjtë", por mbahet mend kryesisht në interpretimet e saj në filmat "Pa frymë" dhe "Lilit".

1991. - Pas referendumit mbarëpopullor, parlamenti i Shkupit shpalli pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë. Në Referendum morën pjesë 1,2 milion qytetarë, ndërkaq sipas rezultateve të cilat u shpallën, pothuajse qind për qind u përkrah pavarësia e Maqedonisë. Sipas rezultateve përfundimtare, zyrtare nga 1.495.626 votues, në Referendum dolën 1.021.880 apo 71,85 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Prej tyre 95,09 për qind votuan PËR shtet të pavarur të Maqedonisë. Rrjedhën e Referendumit e ndoqën 167 gazetarë të vendit dhe 100 gazetarë të huaj të akredituar. referendumi në Maqedoni u mbajt një natë para shpërbërjes së RSFJ-së, pas deklarimit definitiv të Sllovenisë dhe Kroacisë se përcaktohen për pavarësim. Në atë periudhë, më saktë më 15 janar 1992, Republika e Bullgarisë ishte shteti i parë që e njohi pavarësinë e Maqedonisë. pasuan njohjet nga Shqipëria, Turqia, Kroacia, Rusia dhe Bosnja e Hercegovina...

1992. - U promovua pulla e parë e rregullt postare e Republikës së Maqedonisë.

1995. - Aktorët kryesorë të krizës jugosllave ranë dakord në parim, për një paqe në Bosnje. Në këtë mënyrë u bë një hap i dukshëm drejt përfundimit të konfliktit më të rëndë në Europë pas Luftës të Dytë Botërore.

1998. - Grupi irlandez i guerriljeve IRA deklaroi një armëpushim të plotë.

2001. - Pesë të rinj, futbollistë të moshës 13-14 vjeçare, vdiqën menjëherë kur rrufeja ra në një fushë futbolli në kryeqytetin perëndimor Morelia, të Meksikës. Futbollistët ishin pjesëtarë të skuadrës së të rinjve "Monarcas Morelia".

2003. - Warren Zevon, këngëtari i njohur për hitet si "Werewolves of London", ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare, në banesën e tij në zonën West Hollywood.

QËNDRONI TË LIDHUR