• e shtunë, 08 qershor 2024

Në Dibër sonte do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave, bletarët t'i mbrojnë bletët

Në Dibër sonte do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave, bletarët t'i mbrojnë bletët

Dibër, 22 maj 2024 (MIA) - Komuna e Dibrës njoftoi se prej sonte do të realizohet spërkatja kundër mushkonjave në zonën e Komunës.

"Kjo bëhet në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, e në bazë të vendimit të Këshillit të Komunës së Dibrës për zbatimin e dezinfektimit sistematik parandalues ​​në territorin e komunës, si masë e përgjithshme kundër epidemisë", shtojnë nga Komuna. 

Spërkatja do të kryhet nga ekipe të Kompanisë për prodhim, ndërtim, inxhinieri, tregti dhe shërbime LISA-KOM MS SHPKNJK eksport-import Kavadar, të cilët do të kryejnë dezinfektim teristik nga toka për të shkatërruar mushkonjat.

Do të përfshihen sipërfaqet e gjelbra në komunë, bregu i Liqenit të Dibrës, deponitë dhe brezi kufitar, vendbanimi urban i Dibrës, si dhe lokalitetet tjera të parapara në plan dhe program.

Për shkak të kësaj, luten bletarët dhe kooperativat e bletarisë që të marrin masat e duhura për mbrojtjen e bletëve.

Në rast të paraqitjes së kushteve jo të volitshme të motit, si era, shiu, dezinfektimi shtyhet për ditën e ardhshme. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR