• e enjte, 05 dhjetor 2024

Në Bruksel është biseduar për tema me rëndësi thelbësore, prezantimi i argumenteve vazhdon në samitin e rregullt BE- Ballkani Perëndimor

Në Bruksel është biseduar për tema me rëndësi thelbësore, prezantimi i argumenteve vazhdon në samitin e rregullt BE- Ballkani Perëndimor

Shkup, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi sot se takimet në Bruksel me udhëheqësinë e re të Këshillit Evropian, ishin njoftim i politikanëve të atjeshëm me argumentet e Qeverisë për tejkalimin e kontestit me Bullgarinë para fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Bisedimet e tilla, siç paralajmëroi ai, do të vazhdojnë edhe në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

“Biseduam për të gjitha temat që kanë rëndësi thelbësore. I kalojmë sërish argumentet, debatojmë, nxjerrim argumente të reja. Megjithatë, duhet të keni një ide se ata janë një ekip i ri, një ekip krejtësisht i ri, dje ishte praktikisht dita e tyre e dytë e punës dhe se një pjesë e madhe e informacioneve që ata marrin tani janë praktikisht informacione të reja për ta. Dhe bazuar në ato diskutime, tani pres që disa zgjidhje të mundshme të zhvillohen dhe formësohen në periudhën në vijim. Përsëri në datën 17 është samiti i rregullt BE-Ballkani Perëndimor, unë do të jem sërish aty nga data 17 deri më 19”, tha Mickoski.

Ai vlerësoi se takimet ishin cilësore dhe ishin ofruar argumente të fuqishme nga Qeveria. 

“Nuk besoj në zgjidhje të menjëhershme. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të gjashtin muaj radhazi me të gjithë personat e mundshëm, do të thosha, që mund të luajnë një rol në tejkalimin e kësaj mosmarrëveshjeje të imponuar që nuk na lejon të përparojmë drejt anëtarësimit të plotë në BE për shkak të politikës së jashtme ekzibicioniste të Qeverisë së kaluar, gjegjësisht politikë në të cilën shihet vetëm deri te hunda, askush nuk ka shikuar më larg se hunda, kështu që tani duhet ta zgjidhim dhe do ta zgjidhim, do të luftojmë, nuk ka dorëheqje”, tha Mickoski.

Me asnjë hap, përsëriti kryeministri, nuk do t’i turpërojmë qytetarët e Maqedonisë e as t’i shkaktojmë ndonjë shenjë identitetit maqedonas. 

Kryetari i Qeverisë Mickoski sot udhëtoi nga Brukseli dhe mori pjesë në konferencën në temë "Institucione përgjegjëse përmes transparencës së rritur dhe komunikimit politik” në organizim të Institutit për Studime Komunikimi. 

Mickoski mbrëmë në Bruksel mori pjesë në darkën joformale të punës të cilën për liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e organizoi kryetari i ri i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ndërsa sot pasdite pati takim me eurokomisaren për zgjerim Marta Kos. Kryeministri është takuar edhe me kryetarin e Partisë Popullore Evropiane, Manfred Ueber prej të cilit pret mbështetje. fc/

Fotografia: Printskrin

 



QËNDRONI TË LIDHUR