Në Berovë zero gradë, më ngrohtë në Demir Kapi, Ohër, Pretor dhe Gjevgjeli
- Mëngjesin e sotëm në Berovë janë matur zero gradë Celsius, ndërsa me 9 gradë më ngrohtë ka qenë në Demir Kapi, Ohër, Pretor, Gjevgjeli.
- Post By Fami Bajrami
- 09:25, 29 nëntor, 2024
Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në Berovë janë matur zero gradë Celsius, ndërsa me 9 gradë më ngrohtë ka qenë në Demir Kapi, Ohër, Pretor, Gjevgjeli.
Në Kodrën e Diellit dhe Kriva Pallankë janë matur 3 gradë, 4 në Strumicë, Tetovë dhe Manastir, 5 në Prilep dhe Lazaropole, 6 gradë në Krushevë, Hanet e Mavrovës, Shtip, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Veles dhe Kumanovë dhe 7 gradë në Vinicë.
Në 24 orët e fundit deri në orën 07 më së shumti shi ka rënë në Dibër me 2 litra për metër katror, pastaj 1 në Kodrën e Diellit, Lazaropole dhe Hanet e Mavrovës.
Gjatë natës ka mbizotëruar mot i ndryshueshëm me mjegull dhe vranësira të ulëta veçanërisht përgjatë Vardarit. Ka fryrë erë e dobët kryesisht nga jugu. Nga mëngjesi kryesisht në pjesët perëndimore dhe më pas në pjesët veriore ka pasur reshje të kohëpaskoshme të shiut dhe erë kryesisht nga drejtimi juglindor.
Moti sot në mëngjes do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta nëpër lugina. Gjatë ditës kryesisht me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura (mbi 35 l/m²), ndërsa në male borë. Gjatë natës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të larta. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa nga mesdita dhe gjatë gjithë natës përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite do të mbajë mot me mjegull ose vranësira të ulëta. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius. rq/
Foto: arkivi i MIA-s