Në afërsi të rezidencës së kryeministrit të Izraelit kanë rënë dy raketa
- – Dy raketa mbrëmë ranë në afërsi të rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanjahu në qytetin Cezarea, në qendër të Izraelit, njoftuan shërbimet e sigurisë dhe e përshkruan si “rast serioz”.
- Post By Fitore Curri
- 11:54, 17 nëntor, 2024
Jerusalem, 16 nëntor 2024 (MIA) – Dy raketa mbrëmë ranë në afërsi të rezidencës private të kryeministrit Benjamin Netanjahu në qytetin Cezarea, në qendër të Izraelit, njoftuan shërbimet e sigurisë dhe e përshkruan si “rast serioz”.
“Rreth orës 19:30 (sipas kohës lokale), dy raketa ranë në oborrin para rezidencës së kryeministrit”, thuhet në kumtesën e përbashkët të policisë dhe shërbimit izraelit të inteligjencës Shin Bet.
“Kryeministri dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi”, shtojnë shërbimet, duke vlerësuar se bëhet fjalë për “përshkallëzim të rrezikshëm”.
Nuk është precizuar prej ku ishin gjuajtur raketat.
Më 22 tetor, një fluturake pa pilot e goditi rezidencën e Netanjahut. Edhe atëherë kryeministri i Izraelit nuk ishte në shtëpinë e tij, por e akuzoi lëvizjen Hezbollah, kundër të cilës lufton në Liban, se po bëjnë përpjekje ta vrasin atë dhe bashkëshorten e tij. Tri ditë më vonë Hezbollahu njoftoi se ai e kishte kryer sulmin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s