• e shtunë, 22 qershor 2024

Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre aktive, ende është aktiv zjarri në fshatin Cer të Kërçovës

Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre aktive, ende është aktiv zjarri në fshatin Cer të Kërçovës

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë zjarre në ambient të hapur dhe disa intervenime më të vogla. Zjarri është ende aktiv në zonën afër fshatit Cer të Kërçovës, i cili disa ditë është me intensitet të ndryshëm.

Qendra për Menaxhimin e Krizave bën të ditur se  për sot është planifikuar ndërrmarja publike "Pyjet Nacionale" filiali "Lopushnik" dhe popullata vendase të ndërhyjnë së bashku me mbështetjen ajrore të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Gjatë ditës së djeshme Ndërmarrja Publike "Pyjet Nacionale" – "Lopushnik" nuk ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit në pyll, përveç se kanë ndërhyrë 20 qytetarë vendas dhe është intervenuar nga ajri me helikopter të MPB-së, me ç’rast njëra këmbë e zjarrit është neutralizuar. Përkundër ndërhyrjeve të tilla, zjarri nuk është shuar plotësisht dhe është ende aktiv, dhe ekziston rreziku që zjarri të depërtojë edhe në pyllin e ahut, me ç’rast do të ishte shumë e vështirë të kontrollohej", thuhet në njoftimin e QMK-së.

Informacioni fillestar për zjarrin është marrë më 17 qershor nga numri i vetëm i urgjencës 112 se digjej një pyll i degraduar me kërcell të ulët, bar i thatë dhe dëllinja. Për situatën menjëherë janë njoftuar Komuna e Kërçovës, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Kërçovës, ndërmarrja publike "Pyjet Nacionale" filiali "Lopushnik", Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR