• e premte, 02 gusht 2024

Murtezani u takua me ambasadorin hungarez Klein, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe euroitegrimi

Murtezani u takua me ambasadorin hungarez Klein, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe euroitegrimi

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe progresi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishin temat për të cilat sot bseduan ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe ambasadori i Hungarisë në Maqedoninë e Veriut Andrash Klein.

Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani uroi për marrjen e kryesimit nga ana e Hungarisë me Këshillin e BE-së dhe shprehu shpresën se kryesimi hungarez do të sjellë progres në negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Ministria për Çështje Evropiane është plotësisht e përkushtuar ndaj këtij qëllimi strategjik të anëtarësimit në Union. 

 

Ministri Murtezani, siç theksohet, e theksoi gatishmërinë e vendit për bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm si me Komisionin e ri Evropian ashtu edhe me kryesimin hungarez. Në këtë kontekst, ministri Murtezani falënderoi për ftesën e dërguar nga ana hungareze për vizitën e tij në Budapest gjatë kryesimit të tyre dhe së bashku me ambasadorin Klein shikuan mundësitë për realizimin e saj.

"Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se Grupi i Vishegradit, në të cilën është anëtar Hungaria, paraqet model të shkëlqyer për ndarjen e praktikave të mira dhe ndihmë në zbatimin e standardeve të BE-së. U diskutua edhe për bashkëpunimin potencial në fusha të ndryshme, si dhe për aktivitetet që mund të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit integrues" theksohet në kumtesë.  

 Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR