• e diel, 07 korrik 2024

MPPS: Pensionet të paguhen në fillim të muajit si para pandemisë

MPPS: Pensionet të paguhen në fillim të muajit si para pandemisë

 Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Me pagesën e pensionit për muajin gusht kthehet mënyra e rregullt e pagesës në vend të pagesës së parakohshme të pensionit, që u vendos për shkak të shpalljes së pandemisë në shtet dhe miratimit të masave për mbrojtje nga koronavirusi.

“Për shkak të përfundimit të pandemisë, bankat afariste përmes Asociacionit Bankar të Maqedonisë (ABM) e ndërpresin praktikën e deritanishme për pagesë të parakohshme të pensioneve, ku pensionet do të paguhen në datën 1 të muajit, direkt nga buxheti i shtetit", bëri të ditur Ministria. Punës dhe Politikës Sociale. 

Nga MPPS përkujtojnë se gjatë kohëzgjatjes së pandemisë, në bashkëpunim me bankat afariste, është bërë pagesa e parakohshme e pensioneve në katër grupe. Kjo ishte pjesë e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit tek pensionistët si grupmosha më e prekur.  Qëllimi, siç theksohet, ishte  për të reduktuar bllokimet para bankave dhe mundësitë e rrezikimit të shëndetit personal dhe publik”. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR