• e mërkurë, 08 maj 2024

MPJ: Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga zjarret në Greqi

MPJ: Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut janë evakuuar nga zjarret në Greqi

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Në zjarret në Greqi,  sipas informacioneve të deritanishme të marra nga institucionet kompetente të Greqisë, në mesin e viktimave nuk ka shtetas të Maqedonisë së Veriut, një shofer kamioni, rimorkioja e të cilit ka marrë flakë teksa kalonte në një zonë të përfshirë nga zjarret, në afërsi të Aleksandropulisit, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme. 

"Shoferi ka marrë djegie, të cilat janë trajtuar në spitalin lokal. Në afërsi gjendet edhe kamioni i dytë me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili për shkak të defektit mekanik nuk është në gjendje për vozitje. Tre shtetasit tanë, të cilët ndodheshin në dy kamionët, janë evakuuar me kohë dhe janë nisur për në Maqedoninë e Veriut", theksohet në kumtesën e MPJ-së sonë. 

Ministria e Punëve të Jashtme, njëherësh, thekson se po ndjek me shqetësim dhe vëmendje gjendjen aktuale të jashtëzakonshme në Greqi, e ndodhur si pasojë e zjarreve të fundit në pyje, të cilat rezultuan me viktima në njerëz dhe humbje të tjera të mëdha. 

Грчките власти од вчера наредија нова евакуација на островот Евбоја, во близина на Атина, а пожарникарите успеаја да го изгаснат пожарот во близина на местото на древните Олимписки игри, во з

"Me këtë rast, dëshirojmë t'u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe të lënduarve t'u urojmë shërim të shpejtë", theksojnë nga MPJ-ja.

Ministria, nëpërmjet Ambasadës së saj në Athinë dhe Konsullatës së Përgjithshme në Selanik, e ndjek nga afër situatën dhe mbetet në komunikim të ngushtë me institucionet kompetente greke dhe qytetarët tanë. Nëse do të ketë informacione të reja, do ta informojmë opinionin.

 Njëherazi, i apelojmë qytetarëve tanë, nëse ndodhen në zonat e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë, të kontaktojnë Ambasadën tonë në Athinë, përmes numrave të telefonit SOS: 00302106749585 / 00306944743071, Konsullatën e Përgjithshme në Selanik në numrin +30 698 720 0410 ose Ministrinë në Shkup në +389 75 273 732.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR