MPJ: Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, qytetarët tanë duhet të largohen menjëherë nga ky vend
- Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend, të largohen në rastin e parë të mundshëm.
Shkup, 4 gusht 2024 (MIA) - Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend, të largohen në rastin e parë të mundshëm.
Siç kumtoi Ministria, duke marrë parasysh situatën e paparashikueshme të sigurisë në Lindjen e Afërt, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bën apel qytetarëve që të shtyjnë udhëtimet që nuk janë të nevojshme për në Izrael.
"Po ashtu, shtetasit e RMV-së që ndodhen në territorin e Izraelit duhet të ndjekin udhëzimet e organeve të sigurisë kombëtare dhe në varësi të nevojës dhe dinamikës së situatës së sigurisë, të largohen nga Izraeli.
MPJ-ja shton se informacione më të detajuara për situatën aktuale në Izrael mund të gjenden në ueb faqen e mëposhtme (hapet vetëm përmes serverëve në territorin e Izraelit): https://www.oref.org.il/12481-en /Pakar.aspx
"Për më shumë informacion, në dispozicion janë telefonat SOS të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme 075/ 273-732 dhe 075/ 268-736, si dhe linja telefonike e Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378, qëndron në kumtesën e Ministrisë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael dhe rajon dhe të informojë menjëherë qytetarët tanë për drejtimet e mundshme për veprim. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s