• e hënë, 10 shkurt 2025

MPB: Të rrejshme janë alarmet për gjoja mjete shpërthyese të vendosura, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme

MPB: Të rrejshme janë alarmet për gjoja mjete shpërthyese të vendosura, përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme

Shkup, 23 shkurt 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me alarmet e sotme pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënim për gjoja të vendosur mjet shpërthyes në 49 shkolla dhe në një Ent për rehabilitim në Shkup, si dhe një shkollë në Prilep, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme.

"Menjëherë pas marrjes së alarmeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet e duhura nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme", njoftojnë nga MPB. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR