• e premte, 22 nëntor 2024

MPB: Në Shkup sanksionohen 120 shoferë, 22 drejtues motoçikletash

MPB: Në Shkup sanksionohen 120 shoferë, 22 drejtues motoçikletash

Shkup, 9 qershor 2024 (MIA) - Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, kumtoi sot MPB.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 masa, nga të cilat 12 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 22 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR