• e hënë, 23 dhjetor 2024

MPB me informacione për parregullsi të regjistruara në heshtjen parazgjedhore

MPB me informacione për parregullsi të regjistruara në heshtjen parazgjedhore

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Parregullsi në lidhje me heshtjen parazgjedhore gjatë ditës së djeshme regjistroi Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa një pjesë prej tyre ndau edhe ministri teknik Pançe Toshkovski.

"Gjatë ditës së djeshme kemi disa veprim të kundërligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë të raportuara në MPB", deklaroi Toshkovski sot pas votimit në SHKF "Johan Hajnrih Pestaloci " në komunën Qendër.

Ai informoi për parregullsitë në territorinë e SPB Ohër, SPB Kumanovë, SPB Veles.

"Në kuadër të SPB Ohër kemi konstatuar veprime të kundërligjshme nga dy anëtarë të këshillave zgjedhorë, të cilët kanë keqpërdorur të dhënat e qytetarëve. Kanë keqpërdorur fletë voime të qytetarëve, kanë ndarë në grupe, ndërsa gjithashtu aktivitetet e tilla të kundërligjshme janë përdorur për të informuar një parti të caktuar politike, kush e ka ushtruar të drejtën e votës dhe për kë është shfrytëzuar e drejta e votës", deklaroi Toshkovski. Për këtë rast konkret, siç tha, po veprohet në koordinim me prokurorin publik kompetent dhe po ndërmerren veprimet e duhura me qëllim të zbardhjes së rastit.

Aktivitete të kundërligjshme kishte në zonën e SPB Kumanovë, përkatësisht në Kriva Pallankë ku kishte korruptim të votuesve në interes të një partie të caktuar politike.

Pas informacioneve operative të marra nga SPB Veles, me urdhër të prokurorit publik , është kryer bastisje në shtëpinë e një personi të lidhur me një parti të caktuar politike. 

"Në shtëpinë e tij janë gjetur disa armë, të cilat i ka mbajtur ilegalisht dhe i janë gjetur rreth 20.000 euro. Janë gjetur edhe lista të personave të cilët, supozohet se është dashur të futen në mënyrë të kundërligjshme në kuadër të disa aktiviteteve të kundërligjshme, përkatësisht të korruptohen për të dhënë të drejtën e votës kundër dëshirës së tyre, informon Toshkovski. Ai shtoi se për këtë rast gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën më të rreptë të sigurisë, ose më saktë personi ndodhet në paraburgim.

Gjatë ditës së djeshme në territorin e SPB Ohër, në qytetin e Kërçovës, janë vërejtur disa automobila të drejtuara nga persona të cilët jepnin ryshfet në interes të një partie të caktuar politike. Toshkovski shtoi se MPB-ja po vepron edhe për këtë rast.

Toshkoski informoi edhe për një rast në Negotinë, në kuadër të SPB Veles, ku një deputet nga një parti e caktuar politike, duke shfrytëzuar të dhëna të caktuar që duhet të jenë sekrete, gjegjësisht të dhëna që kanë të bëjnë me mjetet e ndarja në kuadër të programeve IPARD, është lajmëruar të personat që kanë qenë përfitues të mjeteve të tilla.

MPB përmes kumtesës informoi se dje (05.07.2024) E.D. nga Krnjeva ka raportuar se tre persona nga KSHZ-ja kanë ardhur në shtëpi me qëllim që gjyshi i tij të ushtrojë të drejtën e votës nga vendvotimi nr. 2828.

"E.D. dyshoi se nuk ishin personat e KSHZ-së për shkak se ata nuk ishin njoftuar paraprakisht dhe duhej të ishin të pranishëm pesë persona. SPB Shkup po ndërmerr masa dhe aktivitete për pastrimin e ngjarjes, thuhet në kumtesën.

MPB informoi se në koordinim me PTHP Kumanovë janë ndërmarrë aktivitete në lidhje me ngjarjen se një person nga Kriva Pallanka, disa qytetarëve nga Kriva Pallanka u ka shpërndarë kupona për mbushje të benzinës në stacionin e benzinës.

Dje në ora 18:25 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, A.K. (24) nga fshati Strimnicë ka raportuar se janë dëmtuar dy pankarta me material reklamues të një partie politike, të cilat ishin vendosur në rrethrrotullimin nga rruga "V.S.Bato" me tt. “Marshalli Tito” në Tetovë.

"Gjatë heshtjes zgjedhore janë raportuar edhe disa raste për gjoja agjitacion dhe ofertë ryshfeti, por pas masave të marra nga zyrtarët policorë, ato pretendime deri më tani nuk janë vërtetuar", qëndron në kumtesën e MPB-së. ls/ 

Foto: MIA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR