• e mërkurë, 03 korrik 2024

MPB: Janë lokalizuar zjarret në Krivogashtan dhe Saraj, janë hedhur mbi 45 tonë ujë

MPB: Janë lokalizuar zjarret në Krivogashtan dhe Saraj, janë hedhur mbi 45 tonë ujë

Shkup, 23 gusht 2023 (MIA) - Helikopteri i llojit "Bell 212" sot veproi me 45 fluturime dhe hodhi 40 tonë ujë në shuarjen e zjarrit në komunën Krivogashtan. Së bashku me zjarrfikësit e NJTZ Krivogashtan, Prilep dhe Krushevë zjarri është vënë tërësisht nën kontroll, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sektori për njësi ajrore i MPB-së pas kërkesës së marrë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK) për shuarje të zjarrit që shpërtheu sot, rreth orës 14:00, në territor të komunës krivogashtan, mes fshatrave Podvis dhe Godivje, e udhëzoi helikopterin.

Nga MPB informojnë se Sektori për njësi ajrore gjithashtu pas zjarrit të paraqitur nga ana e SMK-së në Komunën e Sarajit, afër fshatit Lubin, intervenoi me helikopter të llojit "Mi-171".

"Dy herë në mënyrë të saktë hodhi 5 tonë ujë dhe së bashku me 'Er traktorët' e DMSH ndihmoi në shuarjen e plotë të zjarrit", ceket në kutmesën e MPB-së. ab/

Foto: МPB

QËNDRONI TË LIDHUR