MPB: Arrestohet hajduti në Veles
- Nëpunës policorë të SPB Veles mbrëmë rreth orës 20 e kanë privuar nga liria M.G. (26) nga Velesi. Ai dyshohet se edhe me një person tjetër të gjinisë mashkullore në shtëpi në Veles, ku kanë bërë ndërrimin e kondicionerit, kanë vjedhur të holla dhe stoli ari.

Shkup, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Veles mbrëmë rreth orës 20 e kanë privuar nga liria M.G. (26) nga Velesi. Ai dyshohet se edhe me një person tjetër të gjinisë mashkullore në shtëpi në Veles, ku kanë bërë ndërrimin e kondicionerit, kanë vjedhur të holla dhe stoli ari.
Sipas denoncimit, ata e kanë shfrytëzuar rastin dhe e kanë kryer veprën në momentin kur pronari ka dalë nga shtëpia. Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzim përkatës. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s