• e premte, 25 tetor 2024

MPB: Arrestohen hajnat e dyshuar në Kumanovë

MPB: Arrestohen hajnat e dyshuar në Kumanovë

 Kumanovë, 22 tetor 2024 (MIA) - Policia ka arrestuar dy persona nga Kumanova, të cilët dyshohen se në periudhën e kaluar nga automjetet e parkuara kanë vjedhur sende të ndryshme.

"Dje, në orën 11:30 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria S.D.(30) dhe G.N.(36), të dy nga Kumanova, për shkak të dyshimit se në periudhën e kaluar me forcë kanë hyrë në pesë automjete të pasagjerëve dhe kanë vjedhur sende të ndryshme", njoftoi MPB-ja.  

 

Метална шипка паднала врз дете од Куманово додека се возелo на рингишпил во луна парк на булеварот „Октомвриска револуција

 

Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të parshtrohet kallëzim përkatës.

 Kumanovarët ditëve të fundit kanë reaguar se veturat e parkuara janë cak i vjedhjeve në disa lokacione në lagjen “Karposh”, “Pero Çiço”, në lokacionet pranë restoranteve në të gjithë qytetin dhe rrethinë. Nga automobilët siç dëshmuan qytetarët janë vjedhur sende të ndryshme. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR