• e premte, 05 korrik 2024

MPB: Është kryer edhe një aksion i suksesshëm për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë

MPB: Është kryer edhe një aksion i suksesshëm për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e demanton dezinformatën të cilën, siç thonë, e përhpapin disa portale interneti për ndonjë lidhje të një të spunësuari në MPB me drogën e cila ishte gjetir dje gjatë bastisjes në hapësirat e bodrumit në një ndërtesë në lagjen e Autokomandës.

"Bëhet fjalë për gënjeshtër klasike. Droga është gjetur në aksion të koordinuar të disa njësive organizative të MPB-së dhe atë në hapësira të uzurpuara të bodrumit, me ç'rast është arrestuar pronari i drogës, përkatësisht kryesi i veprës penale, thuhet në kumtesë.

Nga MPB theksojnë se për aksionin është shpallur edhe kumtesë me fotografi nga droga e konfiskuar.

"Është kryer edhe një aksion i suksesshëm për shkatërrimin e tregtisë ilegale me drogë, por është e dukshme se dikujt i pengojnë aksionet e këtilla të suksesshme dhe po tenton me gënjeshtra të këtilla ta prishin imazhin e nëpunësve policorë. Bëjmë thirrje të mos përhapen dezinformata", qëndron në kumtesën e MPB-së. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR