• e enjte, 27 qershor 2024

Moti me shi dhe erë, rënie e temperaturës ditore

Moti me shi dhe erë, rënie e temperaturës ditore

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Paradite moti do të jetë i vranët me reshje lokale të shiut, pasdite moti i ndryshueshëm me vranësira dhe i freskët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, më e shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 16, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 22 gradë.

Në Shkup në orët e mëngjesit me reshje të shiut, ndërsa gjatë ditës mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me erë. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në17 gradë.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike edhe nesër moti do të jetë kryesisht i vranët dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut. Temperatura ditore do të bie për më shumë se dhjetë gradë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR