• e premte, 05 dhjetor 2025

Moti me diell, i nxehtë dhe me vranësira lokale

Moti me diell, i nxehtë dhe me vranësira lokale

Shkup, 14 gusht 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite në rajonet malore veriperëndimroe do të ketë kushte për dukuri të izoluar të destabilitetit me reshje të shkurta të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 31 deri 38 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 37 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve nga DPHM, edhe në ditët në vijim do të përqendrohet moti i nxehtë dhe me diell, si dhe me vranësira mesatare. Në orët e pasdites do të ektë kushte për dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht në fillim të javës tjetër. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR