• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, në pjesët malore me dëborë

Mot me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale të shiut, në pjesët malore me dëborë

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Sinoptikët për sot njoftojnë mot të ndryshueshëm me vranësira, nga mëngjesi me reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët malore me dëborë që do ta rrisë shtresën e dëborës. Kryesisht në pjesët perëndimore dhe veriore borë e përkohshme do të bie edhe në vendet më të larta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, përgjatë Vardarit erë veriperëndimore, ndërsa në pjesët perëndimore erë perëndimore, e cila në disa vende përkohësisht do të përforcohet. Temepratura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme shiu. Në vendet më të larta në rajon do të bie borë e përkohshme. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 6 gradë.

Nesër do të fillojë stabilizimi i motit dhe do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore.

"Nga e diela vijon periudha e motit relativisht të ngrohtë, përveç në lugina me mjegull ku temperaturat e ditës nuk do të rriten shumë gjatë ditës. Nga e hëna kushtet për mjegull do të rriten", thonë nga DPHM. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR