Mot me vranësira, pasdite me reshje shiu
- Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje shiu pasdite në pjesët perëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në disa vende. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.
- Post By Sara Ademi
- 09:24, 12 nëntor, 2023

Shkup, 12 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje shiu pasdite në pjesët perëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës në disa vende. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 10 deri në 17 gradë.
Në Shkup mot me vranësira të pjesshme, pasdite me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.
Sipas DPHM-së, do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit deri të mërkurën kur pasdite priten reshje të reja shiu. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s