Mot me vranësira dhe temperatura deri 19 gradë
- Në mëngjes, nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 19 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:20, 17 nëntor, 2025
Shkup, 17 nëntor 2025 (MIA) - Në mëngjes, nëpër disa lugina do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 6, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 19 gradë.
Në Shkup në mëngjes, në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për dukuri të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me vranësira. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri 3, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 15 gradë.
Siç informon DPHM, pason periudha e motit jostabil me dukuri të mjegullës në orët e mëngjesit. Prej nesër do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, të cilat do të arrijnë mbi 30 litra në metër katror. Do të fryjë erë e matur deri e prëforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor, që do të arrijë deri mbi 60 km/h. ab/
Foto: МIА arkivi