• e martë, 02 korrik 2024

Mot me diell, pasdite me kushte për reshje të shkurtra të shiut

Mot me diell, pasdite me kushte për reshje të shkurtra të shiut

 Shkup, 24 prill 2024 (MIA) - Moti sot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite vende-vende do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e kehtë deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Në gjysmën e dytë të natës do të ketë rritje të vranësirave dhe në disa vende do të ketë reshje të shiut. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 16 deri në 25 gradë Celsius.

Edhe në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës vranësira do të shtohet dhe në gjysmën e dytë të natës do të ketë reshje të herëpashershme të shiut. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius. 

 Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore herë pas here borë. Reshjet lokale do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 10, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri në 18 gradë Celsius. Në Shkup temperatura minimale do të jetë 8, kurse ajo ditore do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

 Nga e premtja do të ketë një periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë me rritje të temperaturave të ajrit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR