• e martë, 10 mars 2026

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 10 mars 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -3 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të me jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie në 0 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 17 gradë.

Deri të premten moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Mëngjeset do të jenë më të ftohta me temperatura minimale të cilat në disa vende do të bien nën zero.

Gjatë fundjavës do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me kushte për reshje të lehta lokale të shiut, informon DPHM. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR