• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell me vranësira mesatare, në Shkup me erë të lehtë deri në mesatare

Mot me diell me vranësira mesatare, në Shkup me erë të lehtë deri në mesatare

Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga veriu. Pasdite në pjesët jugperëndimore do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje lokale shiu dhe me bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 13 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Në ditët në vijim, siç informon DPHM, vijon periudha e motit stabil me vranësira mesatare. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në suaza të mesatares për këtë periudhë të vitit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR