• e diel, 06 tetor 2024

Mot me diell me vranësira mesatare, në perëndim shi afatshkurtër

Mot me diell me vranësira mesatare, në perëndim shi afatshkurtër

 Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell  me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Lokalisht, kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të dobët afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 18, kurse maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 33 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.

 Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 31 gradë Celsius.

Pason një periudhë me mot kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe temperatura më të ulëta të mëngjesit. Vetëm vende-vende do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu afatshkurtër.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR