• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell me temperaturë deri 32 gradë

Mot me diell me temperaturë deri 32 gradë

Shkup, 25 gusht 2025 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite në rajonet malore do të keët kushte për reshje të dobëta lokale të shiut.

Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 25 deri 32 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 31 gradë.

Gjatë ditës së nesërme, ndërkaq, do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut, kryesisht në rajonet malore. Nga DPHM thonë se temperaturat e ditës do të jenë pak nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga mesi i javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe më i nxehtë me rritje të temperaturave të ditës.

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR