• e premte, 21 qershor 2024

Mot me diell dhe shumë nxehtë, deri 38 gradë

Mot me diell dhe shumë nxehtë, deri 38 gradë

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare dhe herë pas here e fortë nga drejtimi perëndimor. Në orët e natës drejt të premtes do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë. UV=8

Në Shkup gjatë ditës me diell dhe shumë ngrohtë me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Gjatë natës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe kushte për breshër. Më pas gjatë fundjavës do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullimë. rq/ls/

QËNDRONI TË LIDHUR