• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me diell dhe me vranësira të matura

Mot me diell dhe me vranësira të matura

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 4, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 14 deri 20 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë dei 1, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.

Nga DPHM kumtuan se të dielën moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e matur deri e d]prëforcuar nga drejtimi jugor, ndërsa nga fundi i ditës, gjatë antës dhe të hënën do të ketë reshje tëp kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima të rralla dhe erë të fuqishme (mbi 70 km/h). Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore në malet më të larta reshjet do të jenë me borë dhe temperaturë në rënie.

Më pas, në ditët në vijim, nën ndikimin e serisë së valëve të lagështa do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, vende-vende me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Mot jostabil me reshje më të rrëmbyeshme, shoqëruar me bubullima pritet të mërkurën pasdite dhe të enjten. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR