• e premte, 05 dhjetor 2025

Mot me diell dhe i nxehtë

Mot me diell dhe i nxehtë

Shkup, 10 shtator 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prrej 8 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 29 deri 35 gradë Celsius.

Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në disa pjesë të fushëgropës përkohësisht e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 34 gradë Celsius.

Sipas paralajmërimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e masës së lagësht dhe jostabile ajrore prej nesër deri të dielën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të prëforcuar. Temperaturat ditore do të jenë në rënie. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR