Mot me diell dhe i nxehtë me temperatura deri 36 gradë
- Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 36 gradë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
- Post By Arta Bunjaku
- 09:15, 6 shtator, 2025
Shkup, 6 shtator 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, vende-vende përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 18, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 36 gradë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, në disa pjesë të fushëgropës përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 35 gradë.
Sipas DPHM-së, moti në ditët në vijim, nën ndikimin e presionit të lartë ajror do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare. ab/
Fotо МIА arkivi