• e shtunë, 06 korrik 2024

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 27 gradë

Mot me diell dhe i ngrohtë deri në 27 gradë

Shkup, 30 mars 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga jugu, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalja prej 21 deri në 27 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.

Sipas DPHM-së, periudha e motit me diell dhe të ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Nga e marta do të ketë një rritje të vranësirave me rënie të lehtë të temperaturës ditore. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR