• e martë, 16 dhjetor 2025

Mot me diell dhe dukuri të mjegullës nëpër disa lugina, temperaturat do të jenë prej -6 deri 13 gradë

Mot me diell dhe dukuri të mjegullës nëpër disa lugina, temperaturat do të jenë prej -6 deri 13 gradë

Shkup, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit dhe të paradites nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri -2 ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 13 gradë.

Në Shkup, paradite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla dhe kryesisht i qetë. Temperatura minimale do të zbresë deri -5, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 8 gradë.

Deri në fund të javës moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë. Në orët e mëngjesit dhe të natës nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. ab/

Foto: MIА

QËNDRONI TË LIDHUR