• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mot kryesisht me diell dhe vranësira vetëm në pjesët veriore dhe lindore të vendit

Mot kryesisht me diell dhe vranësira vetëm në pjesët veriore dhe lindore të vendit

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa vetëm në pjesët veriore dhe lindore do të ketë vranësira të shtuara. Do të fryjë erë kryesisht veriore, e cila nga mesdita do të forcohet përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -3 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup në mëngjes do të ketë vranësira të shtuara, e më pas vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

Sipas paralajmërimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga fillimi i javës së ardhshme vranësitë do të rriten dhe të martën do të ketë reshje shiu. Në ditët në vijim do të ketë kushte të dobëta për paraqitje të reshjeve afatshkurtra. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR