Mot i ndryshueshëm me periudha me diell, temperaturat prej -1 në mëngjes deri 15 gradë gjatë ditës
- Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 15 gradë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:31, 4 tetor, 2025
Shkup, 4 tetor 2025 (MIA) - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, më i shprehur përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 5, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 8 deri 15 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperarura minimale do të zbresë deri 2, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 12 gradë.
Të dielën mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat vende-vende do të jenë nën zero. Gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, të cilat nga fundi i ditës do të rriten. Gjatë natës dhe të hënën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Deri të mërkurën do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior, ndërsa temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit.
foto: Arkivi