Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira, pasdite jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima
- Mot sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e matir deri e përforcuar, ndërsa në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e fuqishme (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesë lindore.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:03, 1 prill, 2023
Shkup, 1 prill 2023 (MIA) - Mot sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e matir deri e përforcuar, ndërsa në pjesët perëndimore kohë pas kohe erë e fuqishme (mbi 70 km/h) nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesë lindore.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 22 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Do të fryjë, kohë pas kohe, erë e fuqishme nga drejtimi jugperëndimor. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe dukuri të bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 19 gradë.
Të dielën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Të hënën nën ndikim të valës së re të lagësht dhe më të ftohtë do të ketë reshje të shiut, pasdite në disa vende më të rrëmbyeshme, (mbi 30 l/m2). Në male dhe në disa vise më të larta në pjesët perëndimroe reshjet do të jenë të borës dhe do të formohet shtresë bore. Më pas në dy ditët në vijim do të përqendrohet mot i ftohtë dhe me erë, me reshje të kohëpaskohshme, ndërsa në viset më të larta me borë.
Foto: MIA arkivi