Mot i ftohtë me diell, temperatura minimale -8, ajo maksimale 6
- – Sinoptikët paralajmërojnë mëngjes të ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa gjatë ditës mot i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -8 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë.
- Post By Fitore Curri
- 09:25, 19 janar, 2026
Shkup, 19 janar 2026 (MIA) – Sinoptikët paralajmërojnë mëngjes të ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa gjatë ditës mot i ftohtë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -8 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 0 deri 6 gradë.
Në Shkup, mot me diell me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të bie deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 4 gradë.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër gjatë ditës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në fund të ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten reshje të kohëpaskohshme kryesisht të borës. Nga e enjtja do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli. Nëpër lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s