• e premte, 25 tetor 2024

Mortaliteti vitin e kaluar është ulur për 10,1, shumica e të vdekurve janë burra, më së shumti vdekje në janar

Mortaliteti vitin e kaluar është ulur për 10,1, shumica e të vdekurve janë burra, më së shumti vdekje në janar

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA)-  Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në Republikën e Maqedonisë së Veriut, numri i personave të vdekur në vitin 2023 është zvogëluar për 10,1 për qind, dhe krahasuar me vitin paraprak është 20 187 persona të vdekur. Nga numri i përgjithshëm të personave të
vdekur, numri më i madh i tyre janë të gjinisë mashkullore, edhe atë 10 640 ose 52,7 për qind. Numri i foshnjeve të vdekura është 30, ndërsa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0,1 për qind në 100 persona të vdekur.

Sipas muajit se kur ka ndodh vdekja, numër më të madh të rasteve janë regjistruar në muajin janar (1976).

Mosha mesatare te personat e vdekur meshkuj është 72.1 vjeç, respektivisht 76.5 vjeç te personat e gjinisë femërore, ose për 4.4 vjeç më shumë se femrat.

Pjesëmarrja më e madhe e personave që kanë vdekur nga sëmundjet e sistemi cirkular, sipas MKB-10 shifra (100-199) edhe atë në 43,8 për qind të rasteve nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, pastaj rastet ku shkak i vdekjeve paraqiten neoplazmat (shifra C00- D48) me 18,6 për qnd, sëmundjet nutritive dhe të metabolizmit (shifra E00-E90), me 7,2 për qind, sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes (shifra J00-J99) janë
të përfaqësuara me 4,7 për qind dhe pjesa tjetër vijon, por me përfaqësim më të ulët. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR