• e hënë, 23 dhjetor 2024

Monografi me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Italinë

Monografi me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Italinë

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Në Ministrinë e Punëve të Jashtme  sot  u promovua Monografia me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, në organizim të Ambasadës së Republikës së Italisë në Shkup.

Ministri Bujar Osmani, siç informin MPJ-ja, shprehu kënaqësinë dhe nderin që Ministria e Punëve të Jashtme sot është nikoqire e promovimit të Monografisë, e cila është botim i Ambasadës së Italisë dhe në të cilin janë të përfshirë momentet më të rëndësishme historike për të dyja vendet.

Osmani theksoi se me Italinë në kontinuitet ndërtojmë marrëdhënie miqësore dhe partneriteti, të cilat pasqyrojnë respektin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin intensiv në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

 

"Marrëdhëniet politike, të përcaktuara nga mbështetja parimore italiane e aspiratave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, janë të një rëndësie të veçantë, sepse mbështetja vjen pikërisht nga njëra prej shtyllave të këtyre organizatave, duke e konsideruar vendin tonë një faktor kyç për paqe dhe stabilitet në rajon", tha Osmani.

Me botimin e këtij publikimi të rëndësishëm në formën e një seksioni kronologjik të marrëdhënieve bilaterale, rrumbullakohet shënimi Jubileut, në kuadër të të cilit në periudhën e kaluar u mbajtën një sërë ngjarjesh të përshtatshme.  

"Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Italia tridhjetëvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike e shohin si një pikënisje të re për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit si anëtarë të ardhshëm të barabartë të familjes evropiane", theksohet në kumtesë.

Në promovimin e sotëm të monografisë, fjalim rasti patën edhe ambasadori i Italisë në Shkup, Andrea Silvestri, kryetari i Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Antonijo Milloshoski, kryetari i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Italisë, Elmi Aziri, si dhe ambasadori ynë i parë në Itali, Viktor Gaber. 

 Foto: MPJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR