• e diel, 06 tetor 2024

Monako ofroi 22 milionë euro për Zakarian, Juventusi kërkon 25 milionë

Monako ofroi 22 milionë euro për Zakarian, Juventusi kërkon 25 milionë

Romë, 10 gusht 22023 (MIA) - Monako po punon për transferimin e Denis Zakarias.

Sipas Fabricio Romanos, klubi francez i ka ofruar Juventusit 22 milionë euro, përfshirë edhe bonuset për transferimin e mesfushorit.

"Biankonerët" duan të marrin 25 milionë euro nga shitja e lojtarit. Të dyja palët janë afër arritjes së marrëveshjes.

Futbollisti zviceran ka bërë shtatë paraqitje sezonin e kaluar në Premier ligë për Çellsin si lojtar i huazuar. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR