• e diel, 29 shtator 2024

Modriq: Benzema e meriton "Topin e artë"

Modriq: Benzema e meriton
Madrid, 2 korrik 2022 (MIA) – Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, ka lavdëruar lojën e bashkëlojtarit të tij, Karim Benzema. Ai beson se francezi 34 vjeçar e meriton “Topin e artë”. “Benzema është një nga futbollistët më të mëdhenj me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Sigurisht që ai e meriton “Topin e artë” sepse pati sezon të mrekullueshëm. Kur aftësitë e tij u vunë në dyshim, Karim nuk u dorëzua, besoi në vetvete dhe kritikave iu përgjigj me talent, punë dhe luftë. Ai i mbylli gojën të gjithë kritikëve dhe i ktheu në fansa të tij”, tha Modriq. Kroati foli edhe për marrëdhënien e tij me Benzeman. “Jemi kuptuar që në ditën e parë. Respekti i ndërsjellë është baza e miqësisë. Ne dy për dhjetë vjet e ndajmë fatin e njëjtë në Real Madrid”, shtoi Modriq. Francezi shënoi 44 gola dhe regjistroi 15 asistime në 46 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat sezonin e kaluar. Kontrata e tij me klubin është deri më 30 qershor të vitit 2023. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR