• e premte, 05 korrik 2024

#MKEkonomi "Besimi po rritet" dhe sesion informativ për kompanitë përfituese sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve

#MKEkonomi

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon aktivitetin #MKEkonomi “Besimi po rritet” dedikuar kompanive përfituese sipas Ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Siç kumtojnë nga Pres shërbimi qeveritar para kompanive do të ketë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike Fatmir Bytyqi si dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Gjithashtu, në këtë ngjarje do të mbahet edhe një sesion informativ për kompanitë lidhur me procedurat për shfrytëzimin e mbështetjes së Ligjit, ku disa prej kompanive do të prezantojnë rezultatet e cikleve të tyre investuese si dhe rezultatet e mbështetjes qeveritare përmes Ligjit për mbështetje financiare ndaj investimeve.

Ligji për mbështetjen financiare të investimeve është miratuar në vitin 2018. Me mbështetjen qeveritare për kompanitë vendore nga viti 2018 deri në vitin 2023 janë mbështetur gjithsej 919 kompani me 100 milionë euro.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR