• e hënë, 17 mars 2025

Mjeku Dimitrov: Tetë të lënduar nga zjarri në Koçan janë pranuar në "Pirogov", gjendja e tyre është e vështirë

Mjeku Dimitrov: Tetë të lënduar nga zjarri në Koçan janë pranuar në

Sofje, 17 mars 2025 (MIA) – Gjithsej tetë persona të lënduar në zjarrin që shpërtheu në një diskotekë në Koçan janë hospitalizuar në Spitalin Universitar “N.I. Pirogov” në Sofje, deklaroi në konferencë për media drejtori i spitalit, mjeku Valentin Dimitrov, informon BTA. 

Në mesin e pacientëve të pranuar ka tre të mitur – dy vajza dhe një djalë, përderisa të tjerët janë katër burra dhe një grua, të moshës prej 22 deri 25 vjet. Pacienti më i rritur ka 31 vjet. 

Gjendja e të gjithë pacientëve është e vështirë, me djegie në trup, ekstremitete të sipërme dhe fytyrë, si dhe në rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, që edhe më shumë e komplikon gjendjen e tyre shëndetësore. Sipas dr. Dimitrov, tre nga pacientët janë intubuar, përderisa për të tjerët do të bëhet vlerësim mjekësor shtesë dhe plan terapeutik. 

“Do të bëhet gjithçka që është e nevojshme, spitali disponon me të gjitha burimet e nevojshme”, theksoi ai. Shtoi se të gjithë pacientët ishin sjellë në gjendje të vështirë të tronditjes termike, që është kërcënim serioz për organizmin, pavarësisht shpejtësisë së ndërhyrjes mjekësore. 

Qendrat për furnizim me gjak në Sofje, Plovdiv dhe Stara Zagorë iu përgjigjën nevojave të spitalit për gjak, por dr. Dimitrov bëri thirrje se dhurimi i gjakut nuk guxon të ndërpritet dhe mbetet nevojë e vazhdueshme. 

“Tani vijojnë takime me familjet e pacientëve të cilët ishin transportuar nga Koçani”, shtoi ai. 

Gashtë persona të tjerë të lënduar janë pranuar në Spitalin Ushtarak në Varnë dhe në spitalin “Shën Georgi” në Plovdiv.

Bullgaria mori detyrim të pranojë 14 persona në mjekim. fc/

Fotografia: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR