Mizo: Ngjarjet globale do të ndikojnë ndaj investuesve në vend dhe vendimet e tyre
- Ngjarjet globale do të ndikojnë ndaj kompanive që janë në vend, por edhe ndaj vendimeve të tyre ku dhe si do t'i plasojnë produktet e veta, vlerësoi sot kryetari i Këshillit të investuesve të huaj, Viktor Mizo.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:28, 7 korrik, 2025
Shkup, 7 korrik 2025 (MIA) - Ngjarjet globale do të ndikojnë ndaj kompanive që janë në vend, por edhe ndaj vendimeve të tyre ku dhe si do t'i plasojnë produktet e veta, vlerësoi sot kryetari i Këshillit të investuesve të huaj, Viktor Mizo.
Siç theksoi Mizo në konferencën për shtyp në Qeveri, dogabat që i vendosi Trampi, kanë dikim të pjesërishëm dhe atë kryesiht ndaj ndërmarrjeve që eksportojnë drejtpërdrejtë në SHBA, përderisa 10 për qind shtesë për vendet nga BRIKS-i që i paralajmëroi dje presidenti amerikan, nuk do të reflektohen drejtpërdrejtë ndaj rrjedhave globale, as ndaj bizneseve të huaja tek ne sepse ato, para së gjithash, punojnë për tregun evropian.
"Efekt shumë më të madh këtu ka ndaj kompanive që punojnë në industrinë automobilisstike, ku produkti i fundit evropian duhet të eksportohet në SHBA. Nga ajo që e shohim, akoma për industrinë automobilistike, ato dogana janë 25 për qind. Ato, siç shoh, tani për tani nuk do të ndryshojnë dhe ky është ndikim indirekt. Por, atë që e shohim nuk është aq fuqia lokale e punës, por shumë më tepër, të cilat janë ngjarjet në nivel global. Lidhur me paralajmërimin e BRIKS-it, nëse nuk gënjehem, para një mujai jo të plotë. në Kinë shkalla doganore ishte mbi 150 për qind. Ajo baraspeshë disi tani po vendoset mes SHBA-së dhe Kinës. Kështu që, konsideroj se menjëherë të mendojmë se kjo drejtpërdrejtë do të ndikojë ndaj rrjedhave globale, jo. Kjo duhet të ketë ndonjë mënyrë të baraspeshimit që do të ndodhë në periudhën në vijim. Por, kjo nuk do të ndikojë drejtpërdrejtë aq ndaj kompanive të huaja tek ne, sepse para së gjithash, ato punojnë për tregun evropian", nënvizoi Mizo, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Sipas tij, është shumë me rëndësi nëse konflikti në Ukrainë do të vazhdojë.
"I rëndësishëm është i tërë processi i zinxhirlve për furnizim, lloje të tjera potenciale të barrierave tregtare vizavi Kinës do të vendosen. Edhe marrëdhëniet, SHBA vizavi Kinë, BE me Konën, sepse e tërë kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë ndaj kompanive që janë të locuara këtu dhe si de ku ato do t'i plasojnë produktet e veta. Rreth fuqisë së punës, në periudhën para verës, siç e dimë të gjithë, kemi numër të madh të punëtorëve tanë të cilët shkojnë në vende të ndryshme të Mesdheut, para së gjithash në Kroaci. Por, konsideroj se pjesa më e madhe e kompanive nga ssektori prodhues përballen me atë, sepse kjo nuk është diçka që po ndodhë këtë vit. Kështu që arritëm t'i tejkalojmë ato aktivitete", thekosi Mizo. ab/
Foto: Print skrin